SHPËRNDAJE

Fshatrat e Malësisë së Bujanocit që gravitojnë në kuadër të Bashkësisë Lokale Zarbincë edhe më tej janë të bllokuar nga bora. 24 familjet shqiptare në vendbanimet Zarbincë, Suharnë, Priboc dhe Novosellë, janë izoluar plotësisht nga bora e cila ka arritur trashësinë mbi një metër, ata që më së shumti janë duke vuajtur nka kjo gjendje janë të sëmurit fëmijët dhe të moshuarit të cilët nuk po mund ti dërgojnë te mjeku, kështu i ka thënë Presheva.com kryetari i Bashkësis Lokale të Zarbincës Avni Musliu.

“Jemi të izoluar plotësisht, rrugët tona janë të pakalueshme, me shum vështirësi po komunikojmë me familjet në këto vendbanime, kemi kontaktuar edhe me drejtorin Enver Ramadanin i cili na ka thënë se do të dalim ta pastrojmë rrugën dhe ja u bënë një javë dhe nuk ka asgjë, as që është lajmëruar në telefon.

Kemi fëmijë dhe të moshuar që kanë nevojë shum urgjente për mjekim dhe barëra, por nga bora e madhe ne nuk mundemi ti dërgojmë te mjeku” ka thënë Musliu. Sipas tij, ditë më parë komuna e kishte dërguar një borëpastrues nga Muhoci deri në fshatin Zarbincë, te Xhamia, por problemi është se vendbanimet janë në vende malore dhe atje kanë ngelur të izoluar pa kurfar ndihme. Ai është shprehur se pushteti lokal i ka harruar plotësisht dhe nuk i ka ofruar asnjë ndihmë në këto kushte të vështira që po kalojnë.

Musliu gjithashtu ka thënë se, një borëpastrues apo çfardo që ishte një dit ka tentuar të shkojë në Suharnë por ishte e kotë, ai ka ngelur në rrugë dhe si duket është kthyer mbrapshtë. Banorët e Malësisë së Bujanocit kërkojnë ndihmë urgjente, sidomos për të sëmurit të cilët nuk po munden ti dërgojnë te mjeku dhe as të furnizohen me barëra adekuate, kurse sa i përket “Idares” siç thonë ata e kanë harruar fare, ngase kur e ke fëmiun e sëmurë nuk të shkon mendja te idarja./presheva.com/