SHPËRNDAJE

NBA All Star 2019 po afrohet dhe deri në spektaklin e madh kanë mbetur më pak se një muaj.
Ndeshja më e ndjekur në basketboll do të luhet më 17 shkurt në Spectrum Centre të Charlotte.

Falë votave të basketboll dashësve dhe ekspertëve janë caktuar edhe kapitenët dhe pesëshet startuese.
Në Konferencën e Perëndimit kapiten është zgjedhur LeBron James pasi kishte më së shumti vota dhe skuadra e tij do të jetë ‘Team Lebron’.

Përveç kapitenit LeBron James, në Konferencën e Perëndimit në pesëshen startuese janë edhe Stephen Curry, James Harden, Paul George e Kevin Durant.
Ndërkohë në Konferencën e Lindjes përveç kapitenit Giannis Antetokounmpo janë në pesëshën startuese edhe Kyrie Irving, Kemba Walker, Kawhi Leonard dhe Joel Embiid.

Gjatë ditës NBA pritet t’i publikojë edhe basketbollistët rezervistë të të dyja skuadrave në All Star.