SHPËRNDAJE

Aktorët e Teatrit profesional të Preshevës tashmë kanë filluar me provat e tyre të para për shfaqjen e parë-premierë “Maratonistët” e cila do të shfaqet në kuadër të festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” që fillon me datën 13 nëntor, regjisori i kësaj shfaqje Kastriot Saqipi thot se ndihet i privilegjuar dhe është nderë për të që të jetë regjisor i kësaj shfaqje e cila do të shfaqet premierë më 13 nëntor ku njëherit Teatri preshevar do të shfaqet si trup teatral tashmë i themeluar edhe zyrtarisht, kjo shfaqje gjithashtu do t’ketë edhe karakter garues. /presheva.com/