SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar testet për pranimin e semimaturantëve në shkollat e mesme të komunë së Preshevës që u janë nënshtruar testeve në lëndët gjuha shqipe, matematikë dhe testi i kombinuar.

Testet janë realizuar në hapësirat e shkollës fillore dhe në dy shkollat e mesme në Preshevë. Vlen të përmendet se testit pranues për regjistrim në shkollat e mesme i janë nënshtruar 399 nxënës nga komuna e Preshevës. Telat Arifi, drejtori i shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë i cili gjatë testeve pranuese ishte në cilësi të supervizorit ka vlerësuar se testet pranuese janë realizuar mirë në nivelin disciplinorë.

Ai për portalin preshevacom ka konfirmuar se nxënësit këtë vit ishin më të përgatitur. Telat Arifi, drejtori i shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë ka informuar nxënësit dhe prindërit se si gjithherë që sjell risi ky institucion edukativo- arsimorë, këtë vit të ri shkollorë në profilin e makinerisë është sjellur profili i ri teknik i makinerisë për dirigjim me makina CNC.

Ndërsa në profilin e elektroteknikës në kuadër të saj është sjellur profili i ri IT. Drejtori Arifi fton semimaturantët që të bëjnë përzgjedhjet e duhura sa i përket drejtimeve në kuadër të shkollës teknike duke patur parasysh se drejtimet e reja tani janë më të kërkuarat në tregun vendorë dhe atë jashtë vendit.

Edhe në drejtimin e ekonomisë këtë vit shkollorë konkurohet me profilin administratorë financiarë profil shumë i kërkuar në lëminë e ekonomisë./presheva.com/