SHPËRNDAJE

Destinacionet nuk rezultojnë gjithnjë kënaqësi dhe kjo na bën që të gjykojmë një vend sipas reputacionit.

Për udhëtimet, ekspertet sugjerojnë se duhet zgjedhur momenti i duhur dhe madje thonë se duhet të rishikoni një vend, për ta rizbuluar atë në mënyrën tuaj.

Por, një tjetër çështje kthehet në optikën e britanikëve të Telegraph Travel.

Mos paragjykoni destinacione. E në listën e destinacioneve të paragjykuara kudo në botë, ata vendosin edhe Shqipërinë.

Me më shumë se 100 editorë të fushës së udhëtimeve kudo në botë, redaksia e britanikes Telegraph Travel i bën thirrje ekspertëve të udhëtimeve – që edhe mjeshtri bën gabime.

Pra, kurrë mos nënvlerësoni apo shmangni një udhëtim nga një këshillë e dikujt, se kjo mund tju bëjë të humbisni udhëtimin e një jete.

Telegraph shkruan “Në fund të fundit, vendet ndryshojnë. Reputacioni shpesh është i merituar, por mos harroni, bota është sheshi juaj i lojës: shkoni ta provoni për veten tuaj.”

Ku është brutaliteti që prisja të shihja? Kështu e nis artikullin Telegraph për Shqipërinë.

“Poshtë vendit ku isha ulur, i mbështetur në jastekë duke pirë kafe, vura re se disa shkallë të çonin drejt detit. I ndoqa ata, kalova pishinën, poshtë zbrita në plazh.

Megjithëse ishte ende herët, ora 9 e mëngjesit, një grup të rinjsh tashmë po merrnin rreze të shtrirë. Njëra prej tyre vendosi që kishte ardhur koha e duhur, duke rregulluar flokët e saj ngjyrë kafe, u hodh me një kërcim të furishëm nga shkëmbinjtë.

Momentalisht, e humba atë, u përhumb në det dhe nga reflektimi i diellit mbi gadishullin Karaburun përtej saj. Por pastaj ajo doli, u shfaq me një buzëqeshje dhe me gëzim, kërkoi që miqtë e saj të bashkohen me të.

Ata nuk pritën për një ftesë të dytë. Ishte një skenë që përngjante me filmat e xhiruar në Riviera italiane – braktisje rinore, plazh privat, bukuria dekadente e mjedisit. Në të vërtetë, krahasimi mund të mos jetë aq i ngarkuar.

Në këtë pikë në hartë – aty ku takohen detet Adriatik dhe Jon – Italia është vetëm 60 kilometra në perëndim. Ne ndodhemi në bregun e Radhimës, jashtë qytetit të Vlorës në Shqipërinë jugore. Aty ku paragjykimet ishin të shumta.

Të miat gjithashtu. Unë kisha udhëtuar në një nga destinacionet e fundit “të fshehura” të Evropës, të ndërgjegjshëm për të kaluarën dhe imazhin e saj – me sundimin komunist që zgjati deri në vitin 1992; me një reputacion për hotele jo të mira dhe që shtoheshin në mënyrë të papërshtatshme mbi rërë.

E kisha hasur këtë të fundit në qytetin e Durrësit. Por kisha gjetur edhe diçka tjetër.

Ndonëse Shqipëria u ndërtua keq në bumin e turizmit vendas, i cili pasoi ndarjen e ‘Perdes së Hekurt’, ajo la vetëm, të paprekur, një pjesë tjetër të 296 miljeve të bregdetit të saj. Radhima duket e paprekur, edhe elegante./monitor