SHPËRNDAJE

Temperaturat ditore do të jenë edhe më të larta se 12 gradë celsius, ndërsa mot më i ngrohtë pritet pas vikendit.

Koha e ftohtë që ka filluar me vitin 2015, do të mbetet pas nesh, pasi për vikend pritet ngrohje me reshje të pakta, ndërsa pastaj vjen pranvera.

Pranvera

Qendra sinoptike e Serbisë për parashikime më të gjata ka njoftuar për medie se në muajin shkurt do të hyjmë me temperatura më të larta. Siç qëndrojnë gjërat dhe ekziston mundësia që “dimër të vërtetë” të mos ketë këtë sezonë.

Sipas sinoptikëve, parashikimet botërore tregonë se e tërë Evropa do të kaplpjet me mot të ngrohtë.

“Nuk do të jetë ftohtë në 20 ditët e ardhshëm. Kohë e ngrohtë stabile do të jetë deri në 20 janar. 20 deri 22 janar parashikohet shi i dobët, dhe pastaj na presin temperatura ditore me mbi 12 gradë” thuhet në njoftim.