SHPËRNDAJE

I gjithë lumi i Chicagos pothuajse është ngrirë, kurse vetë qyteti është duke përjetuar temperaturat ekstreme të ulëta, raporton BBC. Në Chicago kanë rënë në minus 33 gradë celsius, por për shkak të erërave të forta krijohet përshtypja se është minus 45 gradë,. Pjesë të ndryshme të SHBA-së pritet që deri në fund të javës të goditen nga temperaturat shumë të ulëta, që mund të shkojnë deri në minus 50 gradë celsius.

Ndërkaq temperatura të tilla të ulëta ndodhin një herë në 30 vite, dhe vazhdimisht paralajmërohen qytetarët që të mos marrin frymë shpejtë dhe thellë për shkak të pasoja që mund t’i kenë nga ajri shumë i ftohtë.