SHPËRNDAJE

Një burrë që po tentonte të shembte me ekskavatorin 30-tonësh një ndërtesë të vjetër në Krime, për pak sa nuk e pësoi kur objekti u shemb pikërisht mbi mjetin të cilin ai po e drejtonte.

Duket se burri kishte afruar shumë pranë ndërtesës ekskavatorin, dhe në një moment objektin që po e shembte përfundon mbi të.

Ky moment është filmuar në një video 20 sekondëshe, ku shihet se si shembja e objektit në Alushta të Krimesë nuk shkon sipas planit të parashikuar.

Mediat lokale raportojnë se shoferi i ekskavatorit nuk ka pësuar ndonjë lëndim, edhe pse gjykuar nga pamjet ka mundur të jetë edhe më keq.