SHPËRNDAJE

Është jo pak e rëndësishme ta kesh në konsideratë mendimin e gati secilit qytetar në kohë pandemie, kur distanca sociale dhe besimi në këshilla për zbatim të tyre janë jetike për sukses në luftimin e virusit. Dhe të dy këto varen se çfarë mendojnë qytetarët në të vërtetë për një sëmundje ngjitëse dhe masat kundër saj. Një prej vendeve ku jepet mendimi i qytetarëve janë edhe komentet nëpër Facebook. Ka pasur prej fillimit edhe në mesin e kosovarëve teori të ndryshme, shpesh edhe konsiprative sa i përket coronavirusit.

Faqja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Facebook është nga më të famshmet tash e dy muaj, sidomos në mbrëmje. Në të publikohet një komunikatë për rastet e reja me coronavirus dhe të shëruarit.

Që prej kohesh çdo postim merr shumë komente, shares dhe reagime të tjera. Një pjesë e komenteve janë të natyrës së thirrjeve për respektim të masave, siç janë, izolim në shtëpi, distancë fizike, pastrim duarve e shumë e shumë të tjera.

Por, ka të atillë që mendojnë se coronavirusi është: “gënjeshtër”, “manipulim”, “grip sezonal”, “arsye për ta mbylle popullin”, statistika jo të vërteta”.