SHPËRNDAJE

Vedat Muriqi po vazhdon me paraqitje të mira te skuadra elitare turke, Fenerbahçe, ku ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar katër deri tani.

Të njëjtën gjë e bëri edhe gjatë fundjavës, ku shënoi gol dhe asistoi në fitoren e skuadrës së tij kundër Gaziantepit me rezultat 2-0. Prizrenasi u përjashtua nga ndeshja në të 95 minutë pasi mori karton të kuq.

Analistët po e akuzojnë se e ka bërë me qëllim në mënyrë që të pushojë për ndeshjen e kupës dhe më pas të luajë fundjavë kundër Basaksehirit.

Embedded video

I pyetur nga gazetarët, trajneri legjendar i “Cim bom bom”, Fatih Terim tregon se pse nuk veproi Marcao sikurse Muriqi, pasi sipas tij ai nuk i detyron lojtarët të skuqen qëllimisht.

“Tek ne nuk ndodh një gjë e tillë. Asnjëherë nuk e kam menduar dhe nuk e kam thënë. Lojtarët e klubeve tjera se si veprojnë, neve nuk na intereson”, ka thënë Terim.

Ka reaguar edhe vetë lojtari i përfaqësueses sonë duke e mohuar kategorikisht se iu kërkua nga klubi që të skuqet

“Asgjë nuk ka të vërtetë. Unë e godita pak topin me qëllim që të vonohet paksa loja. Po të ishte e planifikuar, në momentin e realizimit të golit, do ta hiqja fanellën. Unë vazhdoj të jap kontributin tim në synimin kryesor të ekipit, titullin e kampionit”, tha Muriqi.

Ndryshe, 25-vjeçari me paraqitje të mira ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane duke përfshirë edhe Tottenham Hotspurin e Jose Mourinhos.