SHPËRNDAJE

Terminet për kontroll te mjeku tani mund të caktohen edhe përmes aplikacionit në telefon ka deklaruar sot ministri i shëndetësisë në Serbi, Nikola Radoman.

“Ministria e shëndetësisë është duke vazhduar hap pas hapi me digjitalizimin dhe planin e qeverisë së Serbisë. Në përputhje me zhvillim e mëtejshëm u kemi mundësuar qytetarëve aplikacionin më të ri të telefonit” ka thënë Radoman, duke shtuar se aplikacioni “Izabrani doktor” mund të shkarkohet në Google Play dhe është falas.

Aplikacioni ofron tri mundësi – të caktohet mjeku i zgjedhur, të zgjithet stomatologu dhe të zgjidhet gjinekologu. Përmes aplikacionit është mundësia të shokohen edhe terminet e lira dhe se përmes aplikacionit përveç caktimit të terminit mundet edhe të anulohet termini.

Radoman ka thënë se që nga aktivizimi i aplikacionit para dy ditëve, numër i madhë i njerzve janë duke e shkarkuar aplikacionin.

Në aplikacion mund të kyçeni nëpërmjet LBO apo Numri personal i siguruesit që e keni në librezë shëndetsore.

Aplikacioni momentalisht është i mundur vetëm për sistemin Android të telefonave mobil dhe pritet së shpejti dhe për iOs. (Presheva.com)