SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, u ka bërë thirrje të rinjve kosovar që të mos shkojnë në Siri. Sipas tij lufta në Siri nuk ka të bëjë asgjë me fenë dhe ata që janë vrarë nuk janë dëshmorë apo shehid pasi atje, thotë Tënava, po zhvillohet luftë ndër-vëllazërore.

“Shkuarja në Siri nuk ka të bëjë asgjë me parimet islame dhe vdekja në tokën e Sirisë nuk ka të bëjë asgjë me vlerat që mund t’i ketë një dëshmor apo një shehid që bije në luftë kur e lyp nevoja për të rëndë”, ka thënë Tërnava për RTK.

Kreu i BIK i bënë thirrje edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe familjarëve që të punojnë më shumë në parandalimin e shkuarjes së të rinjve në luftë në Siri, si dhe të angazhohen për kthimin e atyre që tashmë ndodhen atje.