SHPËRNDAJE

Parku në dalje të fshatit Tërrnoc i promovuar vitin e kaluar është bërë mollë “Sherri” mes të rinjëve të cilët kanë dalë ta shijojnë diellin e këndshëm të shkurtit dhe rojes e cila si duket ka filluar ti përzgjedhë njerzit në baza partiake, se kush mund ta shijojë parkun dhe kush jo.

Presheva.com ka arritur të mësojë se, në orët e pasditës të së hënës disa të rinjë kishin vendosur që të pushonin dhe paprtitmas afrohet roja e parkut duke iu drejtuar të rinjëve, “qka po kërkoni këtu, Alternativa dhe PD skan vend këtu këtë park e ka ndërtuar Shaipi”, kështu iu ka drejtuar roja të rinjëve ku më pas ka ardhur edhe deri te konflikti fizik. Presheva.com ka mësuar se roja e parkut është nga radhët e PVD-së, ndërsa të rinjtë të cilët kishin shkuar ta kalonin kohën e lire sipas rojes, gjoja i përkasin subjekteve tjera politike. “Ishim ulur në ulëset e parkut kur papritmas erdhi përsoni që e ruan parkun dhe na tha se, ju skeni qka lypni në këtë vend, këtë e ka ndërtuar Shaipi, ju shkoni te PD dhe Alternativa, këto që jeni duke i ngërënë qojani Arbrit” kështu i ka thënë njëri nga të rinjtë Presheva.com i cili ishte prezent në këtë ngjarje. Vlenë të theksohet se, mjetet më të cilat është ndërtuar parku janë mjetet të buxhetit komunal, gjegjësisht mjetet të taksaspaguesve të komunës së Bujanocit, ku bëjnë pjesë edhe paratë e familjeve të këtyre të rinjëve të cilët kanë dashur ta shijojnë kohën e lirë në park. Nga ana tjetër përskaj lumit të fshatit gjegjësisht një lagje përskaj lumit afër Ambulantës, me vetë iniciativë e ka ndërtuar një park për ta kaluar kohën e lirë, duke mos kërkuar asnjë monedhë nga pushtetit lokal, pjesë kjo e cila i ka dhënë një pamje mhanitëse kësaj lagje, por problem kryesorë mbetet edhe më tej kanalizimi që përgjëgjësit nuk po mund ta rregullojnë ndër vite dhe kështu banorët deytorehen që në këtë pjesë kanalizimin ta derdhin në lum, duke kundërmuar gjatë tërë periudhës së nxehtë, edhe pse banorët e lagjes disa herë janë ankuar, askush nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim./presheva.com/