SHPËRNDAJE

Ministria e Punëve të Brendshme e Sërbisë ka njoftuar sot se këtë vit do të punoj për vendosjen e Testeve elektronike për provimet e patent shoferit. Sipas tijë testimi për marrjen e patent shoferit do të sigurojë dhe do të mbrojë mjedisin jetësor, sepse do të hedhë nga përdorimi letrën, për këtë arsye do të reduktojë prerjen e pemëve, ka deklaruar për media shefi i shërbimit për udhëheqjen me internet pranë Ministrisë së punëve të Brendshme Dushko Shivqeviq.
Ky i fundit citoi se shoferët e ardhëshëm në provime do të marrin kombinimet elektronike të testit. Plani është që përveç kontrollave të tjera elektronike do të kontrollojnë edhe instruktorin nëse ka një liçencë të vlefshme nga Agjensioni për  Siguri të Trafikut, dhe në qoftë se instruktori vërtetë i takon një shkolle të veçantë. Sivçeviç tha gjithashtu se, policia aktualisht me organet e tjera të administratës shtetërore synon të zëvendësojë patentën e vjetër me atë të renë dhe kushtë për këtë që të keni një kartë identiteti me një çip. Me ligjin e ri regjistrimi për patent shofer kushton 52 mijë dinarë , mbahen ligjerata të rregullta ndërsa nga Stacionet policore mvarësisht vedbanimit, caktohet data se kur kandidati mund të i nënshtohet provimit. Ajo çka është e rëndësishme për të gjith shoferët e rinjë se testi është me ligjin e ri i cili ka një numër shumë të madhë të pyetjeve ndërsa sa zgjatë marrja e patent shoferit mvaret e gjitha nga interesimi i kandidadit.