SHPËRNDAJE

Napoleon Bonaparta (1769 – 1821) ka qenë perandor i francezëve nga viti 1804 deri në vitin 1814 dhe pastaj prapë për një periudhë të shkurtë në vitin 1815. Ai njihet si një nga udhëheqësit dhe komandantët më të mëdhenj ushtarakë në histori.
Napoleoni ia kishte shtruar vetes rrugën drejt suksesit. Kishte filluar si nëntoger, ndërkaq gjenalitetin ushtarak e kishte përdorur për ta marrë një pozitë të cilën askush nuk e kishte pushtuar para tij. Kur kishte ardhur në fuqi, Napoleoni kishte provuar ta korrigjonte dëmin e shkaktuar gjatë sundimit të terrorit.

10 thënie nga Kobe Bryant që ju ndihmojnë ta mposhtni çdo sfidë
Përveç se kishte triumfuar në beteja dhe kishte ndërtuar një perandori, Bonaparte kishte shtruar themelin e edukativit modern francez dhe kishte krijuar një set rregullash (të njohura si Kodi Napoleonik).
Napoleoni kishte qenë një mashkull tejet inteligjent dhe ambicioz. Ndonëse shtetet evropiane kishte formuar koalicione dhe ishin përpjekur ta mposhtnin, ai kishte arritur të ikte edhe nga mërgimi dhe kishte arritur ta rikthente prapë shkurtimisht perandorinë e tij, para se të humbte betejën e famshme të Waterloo-së.
Lexo po ashtu:
16 thëniet nga poeti persian Rumi që do t’ju inspirojnë deri në thelb
Më poshtë i keni disa thënie nga Napoleon Bonaparte të cilat do t’ju ndihmojnë ta ndërtoni një karakter të fortë.
– “Aftësia është asgjë pa mundësinë”
– “Kuraja është sikurse dashuria; duhet të ketë shpresë për të lulëzuar”
– “Ju bëheni të fortë duke e mposhtur humbjen dhe duke e shndërruar humbjen dhe dështimin në sukses”
– “E pamundura është fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve”
Lexo po ashtu:
14 thëniet më inspiruese të të gjitha kohërave nga Albertin Einstein
– “Ambicia e madhe është pasion i karakterit të madh. Ata që janë të pajisur me ambicie të mëdha mund të performojnë akte shumë të mira ose shumë të këqija. Gjithçka varet nga parimet që i udhëheqin ata”
– “Ka vetëm dy forca që i bëjnë bashkë meshkujt – frika dhe interesi”
– “Nëse dëshironi ta bëni një punë të mirë, bëjeni vet”
– “Asnjëherë mos e pengoni armikun kur është duke e bërë një gabim”.