SHPËRNDAJE

Presidenti Hashim Thaçi në Facebook ka deklaruar se bashkimi i shqiptarëve të Luginës dha rezultatin e tij dhe se këtë shenbull duhet ta ndjekin bashkëkombasit kudo që janë.

Postimi i plotë:

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë. HTH”