SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në mbledhjen Java me Bizneset e Diasporës në Kosovë, me ç’rast ka thënë se diaspora me vite të tëra ka qenë shtyllë kryesorë e ekonomisë kosovare.

Ky është postimi i plotë:

Diaspora e Kosovës, me vite të tëra ka qenë shtyllë kryesore e ekonomisë sonë. Ajo ka kontribuar vazhdimisht në ruajtjen e stabilitetit social dhe në mirëqenien e qytetarëve tanë. Java me Bizneset e Diasporës në Kosovë duhet të shërbejë si mundësi e mirë për të forcuar edhe më shumë lidhjen e ndërsjellë mes bizneseve të diasporës me ato vendore. Kosova, më shumë se çdoherë tjetër, sot ka nevojë për patriotizëm ekonomik. HTH