SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi me fillimin e vitit të ri ka vendosur ta ndajë me qytetarët edhe një lajm të mirë.
Pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, presidenti ka bërë të ditur se këtë vit do të bëhet edhe hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri si dhe arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Mirëmëngjesi miq, Përderisa viti 2018 ishte viti i Ushtrisë së Kosovës, viti që sapo filluam do të jetë viti i hapjes së kufirit Kosovë – Shqipëri dhe i arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.