0.5 C
Presevo, Serbia
27.11.2020
Ballina Lajme Thaçi kujton demonstratat e 11 marsit 1981: Pjesë e ndritur e rezistencës...

Thaçi kujton demonstratat e 11 marsit 1981: Pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës

SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar demonstratat e pranverës së vitit 1981, duke i cilësuar si pjesë të ndritur të rezistencës së Kosovës.

Thaçi në një postim në Facebook, ka shprehur konsideratën më të lartë për pjesëmarrësit në demonstrata dhe protesta në atë vit.

“Para 39 viteve shpërtheu demonstrata fillestare e studentëve të Universitetit të Kosovës, që hapi kapitullin e Pranverës 1981, me kërkesën themelore për avancimin e statusit të Kosovës në nivel të Republikës”, shkruan ai.

Ai shtoi se këto demonstrata nuk u ndalën për dy dekada, deri në arritje të çlirimit të vendit dhe realizimin e pavarësisë.

“Demonstratat dhe protestat e vitit 1981 janë pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës, e cila nuk u ndal asnjëherë për dy dekada me radhë, deri në arritjen e qëllimit final – çlirimin e vendit tonë dhe realizimin e pavarësisë. Për gjeneratat e studentëve të viteve 80-a, për të rënët dhe pjesëmarrësit në demonstratat dhe protestat e atyre ditëve shprehim konsideratën më të lartë, me bindjen se shënuan kthesë të madhe në përshpejtimin e rënies së ish Jugosllavisë komuniste”, shkruan Thaçi.