SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti Thaçi nëpërmjet në postimi në rrjetin social facebook. Thaçi ka vlerësuar se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm.

Ai ka thënë se tani e kanë radhën të veprojnë Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca,. “Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”, ka shkruar Thaçi në facebook. Për bashkimin e Mitrovicës, ditë më parë Agim Bahtiri ia kishte dorëzuar peticionin krytarit të Kuvendit, Kadri Veseli.