SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhjet serb në Kosovë, por që qytetarëve serb do t`iu mundësohet votimi përmes pikave grumbulluese që do të organizoi OSBE.

Ai ka thënë se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës e lejojnë dy shtetësinë duke thënë se kjo e lejon pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

“Me kushtetutë dhe ligjet e Kosovës qytetarët e Kosovës e kanë të drejtën e dy shtetësisë dhe kjo e drejt duhet të respektohet për të gjithë pa dallim, Serbia nuk mund të organizoj zgjedhje në Kosovë, me lejoni gjithashtu që të ftoj qytetarët në Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit që të participojnë në jetën demokratike, të participojnë në proceset elektorale dhe t`i zgjedhin njerëzit e tyre për t`i përfaqësuar”, ka thënë ai.