SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar sot qytetarët e vendit për Vitin e Ri, duke thënë se duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës. Thaçi uron qytetarët për një vit me shëndet e lumturi.

“Sonte kur të gjithë jemi mbledhur me familje e miq, unë së bashku me Lumen dhe Endritin, ju urojmë të gjithë juve një vit të ri me shëndet dhe plot lumturi. Duhet guxim që të shohim përpara, përtej dhimbjeve dhe frikës që mund të sjellë e tashmja. Të guxojmë, siç kemi guxuar gjithmonë, që t’i bëjmë realitet të gjitha ëndrrat tona”, shkruan Thaçi.