SHPËRNDAJE

Rreth ekstradimit të gjashtë gylenistëve turq për në Turqi me kërkesë të Erdoganit, ka reaguar Hilmi Jashari, avokat i popullit, duke thënë se nuk ka qenë e dhunshme ekstradimi i atyre gyelenistëve.

Ndërsa ish pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj avokatit të popullit përmes një statusi në Facebook, duke shkruar se Thaçi është pikërisht njeriu që i ekstradoi me dhunë gjashtë turqit.

Ndër tjerash, ai shkruan se këtë avokat të popullit e kanë sjell aty që mos t’iu prishet tymi i duhanit.

Jo avokat Hilmia jo mos ja fut kot se bash Thaçi është autori i ekstradimit me dhunë të qytetarëve turq pushtetit turk, pasi vet Thaçi (vëllai i Erdoganit) është i kapur me shumicat e bizneseve që merret vet ose që ka marr veto mito nga firmat Turke si shitjen e KEK, Aeroportit, prandaj nuk mundet t’i thotë shërbimit sekret turk MIT jo!

Jo avokati i popullit por avokati i vetvetes dhe i pushtetit, ani avokatin qe e kem nostalgjikun akoma të Millosheviqit prandaj edhe të kanë sjell avokat për të mos ja prishur kujt timin e duhanit.