Gazeta britanike “The Guardian” ka zbuluar se gjatë përgatitjeve për në Lojërat Olimpike, xhudistja shqiptare e Kosovës ka refuzuar provën e drogës.
Kjo ka ndodhur në Francë, gjatë qershorit, kur Majlinda po përgatitej për në Rio.
Në fakt, trajneri i Majlindës ka sqaruar për gazetën se refuzimi është bërë për arsye se specialistja që u paraqit nuk kishte dokumentacionin e duhur.
Nuk mund të lejojmë këdo që të marrë gjak nga sportistët nëse nuk kanë akreditimin e duhur, ka shpjeguar ai. Edhe vetë gazeta e pranon se nëse vërtetohet që ka një mospranim, Majlinda do të ndalohej të garonte në Francë në të ardhmen po kjo nuk ka lidhje me medaljen e saj olimpike.