SHPËRNDAJE

Mbrëmë është therrur me thikë nga fqiu i tij, 15 vjeçari B.E, nga Bujanoci. Të lënduarit në orët e vona të mbjëmjes së djeshme iu është dhënë ndihma e parë në shtëpin e shëndetit në Bujanoc, e më pas është dërguar drejt qendrës shëndetsore në Vranjë, ku edhe është duke u kuruar.

Sipas kirurgut Svetllana Mihajllovi, viktima kishte plagë nga therja në anën e majtë të gjoksit e cila i rrezikonte jetën. Pas diagnostifikimit të duhur dhe kujdesit në repartin e Kirurgjisë, pacienti tani është jashtë rrezikut për jetë, bënë të ditur OK Radio, transmeton presheva.com.

Tani viktima B.E. është vendosur në kujdesin intensiv në kirurgji dhe gjndje e tijë shëndetsore është nën përcjelljen e mjekëve. Me autorizim të zëvendës prokurorit të prokuroris thëmëlore në Vranjë, në vendin e ngjarjës kanë dalë zyrtarët policorë nga stacioni policorë i Bujanocit. Gjatë ditës së sotme në një komunikat të lëshuar nga policia e Vranjës, mësohet se, policia e Bujanocit, ka gjetur dhe ka arrestuar personin i lindur në vitin 1996, nga Bujanoci, i cili është i dyishimt se mbrëmë ka thërrë me thik, të afërmn e mitur, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, në oborrin e shtëpis. Kundër të dyshuarit me procedurë të rregullt do të ngritet padi penale në Prokurorinë Publike në Vranjë, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, dhunë në familje.