SHPËRNDAJE

Mesfushori i Bayernit, Thiago Alcantara momentalisht është lojtari më i vlerësuar në 5 ligat më të forta të Europës, ndërsa në përgjithësi, vetëm Xavi, ka posedim më të madh se ai.

Në ndeshjen miqësore ndaj Italisës në Vicente Calderon, të cilën spanja e ka fituar me rezultat 1:0, trajneri Vicente Del Bosque i ka dhënë përparësi Thiago Alcantaras në raport me Xavin, i cili ka qëndruar në stol.

22 vjeçari i Bayernit ka qenë udhëheqësi i përfaqësueses së re spanjolle e cila ka fituar kampionatin evropian verën e kaluar. Atherë përqindja e pasimeve të sakta ka qenë 93.2% (395/424).

Në ndeshjen kundër Eintracht, Alcantara ka thyer rekordin e Bundesligës për numrin e pasimeve të sakta.

Thiago është djali i futbollistit brazilian Mazinho, i cili në historinë e futbolli ka qenë i njohur për pasimet fantastike.