SHPËRNDAJE

Reagim lidhur me publikimin e lajmit ne mediat serbe me titullim tendencioz për vrasjen e shtetasit Norvegjez

Personi që u vra në Stacionin Hekurudhorë në Preshevë më shumë i ngjanë një rokeri hardrock se sa një “vehabisti“. A nuk duken qesharak të bëjnë një lajm që nuk perputhet aspak teksti me fizionominë e një personi! Një vehabist që asnjëherë nuk u pa në xhamia dhe asnjëherë nuk u pa të rrijë me muslimanë.
Serbia termin vehabist si shpesh po e përdorë për interesa politike. Por, ku është qëllimi i qeverisë serbe, me lajmin bombastik që personi i vrarë ishte vehabi?

Ai lajm duhet ta shpërqëndrojë vëmendjen e serbëve dhe gjithë botës pas skandaleve të publikuara për vrasjen e para luftës, ku të rinjë serb u vranë vetë nga serbët për arsye politike. U shokuan të gjithë prej këtyre lajmeve, si është e mundur që Serbia të vriste djemtë e saj për arsye politike. Po kjo dorë që mbyti fëmijët e tyre, a thua sa të lehtë e ka pasur t’i mbys shqiptarët pa faj që i konsideronin armiq? Por, sot duhet të përqëndrohet vëmendja diku tjetër, një “vehabist“, që aspak nuk duket në fizionomi si “vehabist“, u vra në një far forme si në film aksion.

Ne nuk po reagojmë për publikimin e lajmit për një person që është vrarë nga xhandarmëria, por po reagojmë për titullin tendecioz “Vrasja e Vehabiut”.

A doni të thoni se në Preshevë ka grupe vehabiste që janë të rrezikshëm për shtetin? Ju nuk gjetët ndonjë arsye, pos të nxjerrni një person që aspak ska pamje të një muslimani praktikantë e ta quani vehabi!
 
Çka po fshihet pas kësaj, a do t’i bastisni ndonjë ditë shtëpitë e muslimanëve praktikantë, që ua paguajnë taksat shtetërore, shikojnë punët e tyre, kanë punët e tyre normale, jane pjese e shoqerisë ku askush nuk eshte i frikuar prej tyre  dhe se raportet me popullin jane te mira sepse janë pjesë e tyre, e jo si tentoni t’i paraqitni ju ? A do ta bëni edhe ndonjë skenar të njejtë me “Grupin e Gjilanit” dhe do të arsyetoheni para botës se ne po luftojmë ekstremizimin? Ejani në shtëpitë tona, që prej villave kan dallim sikur lindja me perendimin .
Ne jemi persona me mjekërr që paguajm çdo faturë dhe nuk kemi asnjë dosje të krimit që nga fëmijëria dhe nuk njihemi si njerëz qe kemi bërë krime,dhe nuk frikohemi se kemi bërë gjëra në kundërshtim me ligjin ,përpos nëse ju bëni ndonjë inskenim apo montim të rradhës.
Ndoshta edhe do të na bastisni, ne ju themi bujrum, por mos na traumatizoni fëmijët. Na dërgoni ftesa, ne vetë ju vijmë në polici, apo ndoshta pa na bastisur s’do të dukemi të rrezikshëm para syve të botës?! Kështu, para dy viteve akuzuat policin që falej, për vehabist dhe më pas e humbi gjyqin (betejën) gazeta ‘Kurir’, sepse nuk patet asnjë fakt ta quani vehabi. Ne nuk jemi Vehabi ,pavarësisht pse ju na thoni, ne jemi musliman praktikant.Turp për juve, turp që mbytët fëmijët tuaj me dorën tuaj. Por, këtë turp mos u mundoni ta shlyeni me shpërqëndrim të vëmendjes kah Lugina e Preshevës.

                                
Valdet Kamberi
kryetar i shoqatës qytetare “THIRRJA”