SHPËRNDAJE

Tifozët e përfaqësueses së Kosovës kanë djegur sot flamurin e Serbisë para ndeshjes miqësore me Haitin në Mitrovicë.
Tifozët u mblodhën mbi urën e Ibrit, vend i cili ndan qytetin e Mitrovicës në dy pjesë, i kanë vënë flakën flamurit serb, transmeton Koha.net.

Brohoritjet e tifozëve, siç dëgjohet në video, përcillen me të shara e ofendime si për shtetin serb, ashtu edhe për atë maqedonas, duke iu dërguar porosinë se “Mitrovica është e jona”.