SHPËRNDAJE

 

Tifozët e Manchester United duan largimin e Jose Mourinhos nga skuadra pas rezultateve të dobëta
Pas dhjetë xhirove të para në Premierligë gjërat nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë për strategun portugez të Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Vendi i tetë renditje me vetëm 15 pikë të grumbulluara, dhe diferenca prej 10 pikësh nga kryesuesit, ka bërë që në radhët e mbështetësve të Manchester United të rritet pakënaqësia ndaj strategut portugez.

Madje, revolta e tifozëve ka shkuar deri në atë pikë, sa në rrjetin social “Twitter” është krijuar një profil me mbishkrimin “Mourinho out”, ose e thënë në shqip “Largoni Mourinhon”.

Momentalisht, kjo faqe ka gati mbi 7 mijë ndjekës. Kërkesa është e qartë dhe e drejtpërdrejtë: të largohet portugezi, përpara se situata në radhët e United të përkeqësohet.

Sipas statistikave, Special One si teknik i “Djajve të Kuq” deri në këto momente është më i dobët se dy paraardhësit e tij, David Moyes dhe Luis Van Gal.