SHPËRNDAJE

Liverpoolit i duhen edhe gjashtë fitore për ta siguruar titullin e kampionit në Ligën Premier.

The Reds janë në pozitën e parë pas 25 ndeshjeve, ku kanë marrë 24 fitore dhe një barazim duke mos pësuar asnjë disfatë.

Skuadra e Jurgen Klopp ndodhet 22 pikë para ndjekësit të saj Manchester City dhe titulli tani duket shumë afër.

Tifozët e The Reds dëshirojnë që skuadra e tyre e zemrës ta festojë titullin me 16 mars ndaj Evertonit ose më 4 prill ndaj Manchester Cityt.

Edhe pse ende nuk është zyrtare, për tifozin e Liverpoolit, Mark Gretton çështja e titullit ka përfunduar.

Madje ai ka bërë një tatuazh ku shkruan ‘Liverpool FC, kampion i Ligës Premier 2019-2020’.

“Jam shumë i sigurt që tanimë e kemi fituar titullin dhe për këtë e kam bërë tatuazhin”, ka thënë Gretton për Liverpool Echo.

“Gruaja ime nuk e kupton që kampionati përfundon në maj, ajo mendon se ka mbaruar tani dhe se Liverpooli është kampion”, thotë Gretton.

“Nuk pendohem për tatuazhin e bërë. Po e përqafojë gjithmonë dhe po e dua. Lojtarët do ta fitojnë titullin”, është shprehur Gretton.

Gretton thotë se shumë njerëz i kanë thënë se çfarë do të bënte nëse nuk do të bëhej Liverpooli kampion.

“Kam pasur shumë reagime nga njerëzit se e kamë bërë shumë herët tatuazhin dhe çfarë do të bëjë nëse diçka shkon keq?”.

“Do të vrapoj nëpër male nëse ndodh kjo gjë! Por, jam i bindur se ka marrë fund, ashtu ishte e shkruar”, tha Gretton.