SHPËRNDAJE

Hiper-makina misterioze me tingull të mahnitshëm, pritet të lansohet së shpejti

Tani që Lamborghini është fokusuar në prodhimin e makinave crossover, nuk do të thotë që i ka harruar hiper-makinat dhe modelet që lënë përshtypjes shumë të mëdha për mënyrën e ndërtimit.

Që nga muaji tetor, Lamborghini ka treguar idetë e para, se është duke punuar në një projekt sekret, që ka të bëjë me një hiper-makinë.

Deri më tani, nuk është dhënë asnjë detaj, vetëm disa skica, se si mund të duket përafërsisht.

Brenda kësaj makinë, është thënë se do të jetë motori me 830 kuaj fuqi, ndërsa nuk dihet se çfarë shpejtësie do të ofrojë.

Në një filmim të shpërndarë së fundmi, Lamborghini e ka treguar tingullin e mahnitshëm që e lëshon kjo makinë, derisa lëvize në shiritat rrotullues.

Simulimi që bëri kjo veturë, lë të kuptohet se do të jetë e fokusuar për pista, ndërsa ofron vozitje të qëndrueshme dhe të mirë.