SHPËRNDAJE

100 mijë euro do të ndahen nga dy qeveritë shqiptare në kuadër të fondit për zhvillim që parashihet për shqiptarët e Luginës. Këto mjete do të dedikohen për përfundimin e projektit të maternitetit, projekt ky i filluar kaceret. Iniciativa për të ndihmuar luginasit është në momentin e duhur ka deklaruar kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Qeveria serbe për të ndihmuar këtë pjesë të territorit të banuar me shqiptarë dështoi në tentativë duke anuluar çdo nismë dhe iniciativë të cilit do ministër për ndihmuar në realizimin e projektit për zonën industriale dhe maternitetin. Sipas kryetarit Mustafa për shqiptarët vendës po nis një epokë e re për këtë vit kalendarik. Shqiptarët të përjetojnë ndryshime thelbësore për jetë më të dinjitetshme dhe më të sigurt.

Në një deklaratë për medie, Harito theksio se në takimin e përbashkët të dy qeverive, që do të mbahet të shtunën në Prizren do të finalizohet nga nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim e partneritetit strategjik, bashkëpunim në fushën e transportit dhe infrastrukturës dhe themelimin e bashkëpunimit në fushën e integrimit.

Sipas saj, në plan janë edhe dy projekte për Preshevën, fond për maternitetin dhe krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin e Preshevës.

Mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës do të mbahet në 11 janar në Prizren.