SHPËRNDAJE

Federata Universale e Paqes e cila në Shqipëri u themelua në vitin 2005 sot në Tiranë e ka dekoruar Kryetarin e APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti me titullin “Ambasador i Paqes”.

Pajaziti e ka mirëpritur këtë titull duke thënë se, “Ndjehem i nderuar që sot në Tiranë nga Federata Universale e Paqes, u dekorova me titullin “Ambasador i Paqes” Ky titull për mua është nder, por njëherit edhe motivim shtesë, që t’i shërbej paqes kudo që më jepet mundësia.

Shqiptarëve në përgjithësi e Shqiptarëve të Luginës në veçanti, ndër vite u ka munguar paqa, andaj ne më shumë se kurrë, duhet të përçojmë paqe dhe të punojmë që ta arrijmë atë” ka thënë Pajaziti.

Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve jeta e të cilëve mëshiron parimin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohet praktikave që promovojnë vlera morale universal, familjen e fortë e të qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoni ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve të Bashkuara dhe vendosjen e një kulture të paqes.

Duke kapërcyer kufinjtë racial, fetarë, kombëtarë dhe etnik ambasadorët për paqen kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha kohërave – një botë e bashkuar në paqe ku dimensionet fizike dhe shpirtërore të jetës janë në harmoni. Iniciativa e Ambasadorëve të Paqes e ka zanafillën në janarë të vitit 2001.

Deri tani në botë numërohen mbi 100.000 Ambasadorë të Paqes. Ndërsa, në Shqipëri dhe Kosovë janë emruar rreth 1.500 Ambasadorë të Paqes, të cilët përfaqësojnë elitën e shoqërisë shqipëtare duke përfshirë këtu udhëheqës të sferës politike, akademike, fetare, shoqëris civile, etj./presheva.com/