SHPËRNDAJE

Shumë herë kemi shkruar rreth garës së vdekur në Spanjë për titull kampion, asnjëherë nuk ka qenë më interesant, klubet madrilene kanë nga një pikë epërsi, ndërsa Barcelona ka ndeshjet më të lehta.

Sipas Marca, Atletico ka ndeshje të vështira dhe se vështirë që mund të mbetet në garë deri në fund. Sipas Marca, Atletico do të përfundoj i treti edhe atë me disa pikë dallim.

Sipas këtyre llogaritjeve, Atletico mund të llogaris në fitore në shtëpi edhe atë kundër Granada, Villareal, Elche dhe Malaga, ndërsa jashtë shtëpisë kanë të vështira ndeshjet kundër Bilbao dhe Barcelonës, ndërsa më lehtë do të jetë kundër Levante de Getafe.

Andaj, sipas parashikimeve, Atletico mund të arrij deri 90 pikë.

Garën për titull do të vendosin dy rivalët më të mëdhenj. Reali ka një pikë epërsi dhe të gjithë pajtohen se nëse mbetet lider në 3 xhirot e ardhshme, ka më shumë shanse. Sonte luan kundër Sevilla dhe për 10 kunër Real Sociedad.

Nëse fitojnë këto dy ndehsje, mbetet një pikë larg, dhe gjithçka mbetet në duart e tyre.

Barcelona pret gabimin e Realit. Marca parasheh që do të fitoj të gjitha ndeshjet deri në fund.

Në xhiron e fundit ndeshet Barcelona dhe Atletico, dhe nëse gjithçka mbetet deri në fund kështu siç është tani, a mendoni se Barcelona do ta lëshoj Atleticon që Reali mos ta fitoj tutullin?