SHPËRNDAJE

Në bazë të vendimit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë komisioni për ndarjen e fondeve ka shpallë ftesë publike për transportin e nxënësve të shkollave të mesme nga territori i Komunës së Preshevës.

Ftesa publike ka të bëjë me ndarjen e mjeteve financiare – ndihmën e menjëhershme për mbulimin e një pjesë për transportin e nxënësve të shkollave të mesme në territorin e komunës së Preshevës. Konkursi fillon nga sot dhe do të mbaroj më datë 12.12.2019 në ora 12:00.

Aplikacionet duhet të dorëzohen në ndërtesën e komunës së Preshevës tek Drejtorati për Veprimtari Shoqërore.

Luten të gjithë aplikuesit të plotësojnë dokumentacionet e nevojshme, ngase komisioni nuk do t’i shqyrtojë aplikacionet e kandidatëve me dokumentacion jo të plotë.

Kandidatët që konkurojnë krahas kërkesës duhet të dorëzojnë:

1. Letërnjoftimin e lexuar në formë elektronike, vërtetimin mbi vendbanimin e kanditatit.

2. Vërtetimin nga shkolla e mesme të cilën e ndjek.

3. Llogarinë bankare të kandidatit apo të prindit.

Mjetet e përcaktuara për këtë qëllim janë 3.460,000 dinarë, të cilat do të paguhen përmes Drejtoratit për Financa./presheva.com/