SHPËRNDAJE

Trupi koordinus ka shpallë rezultatet mbi vendimin për përzgjedhjen e projekteve për ndarjen e mjeteve finaciare për subvencionimin e subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2019, për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në baz të rezultateve të shpallura nga komuna e Bujanocit kanë përfituat 8 subjektet ekonomike. Shuma e përgjithshme e mjeteve financiare që kanë përfituar është 19.104.378 dinarë. Kompanit përfituese janë, “BRD-PRO” Sh.p.k, nga Bujanoci, vëllezërit Stoshiç 1.002.456 dinarë, Ndërmarrja ndërtimore transportuese “VUKI” Zhbevc 2.949.813 dinarë, “BICI COMMERCE” 3.000.000 dinarë, “BANSEC” Liman Selimi 3.000.000 dinarë, “ALTINI” Fitim Destani 2.625.000 dinarë, “MANASIJEVIÇ” Sh.p.k 2.739.503 dinarë, “MOBI-BEKO” Bekim Surdulli 1.893.802 dinarë dhe “EKO-STIL” Sh.p.k Llopardincë 1.893.802 dinarë.

Ndërsa në komunën e Preshevës nga ky konkurs kanë përfituar 7 kompani. Shuma e përgjithshme e mjeteve financiare që kanë përfituar kompanitë në komunën e Preshevës është 19.996.615 dinarë.

Kompanit përfituese nga Presheva janë: “METAL VM” Sh.p.k 2.998.153 dinarë, “VIJATOR” Sh.p.k 2.982.556 dinarë, “WES lime” Sh.p.k 3.000.000 dinarë, “DRILONI” Valon Salihu 3.000.000 dinarë, “DODA” Murtez Mehmeti 1.020.080 dinarë, “LESNA” Sh.p.k 2.995.825 dinarë dhe “ESTETIKA 2017” Erxhan Bektashi 1.000.000 dinarë.

Sa i përket Komunës së Medvegjës janë mbështetur vetëm dy projekte me vlerë të përgjithshme prej 3.899.006 dinarë, nga 8.000.000 dinarë sa ishin paraparë gjithsej për këtë komunë. Pjesa e pa shpenzuara e mjeteve prej 4.100.993 dinatë janë transferuar në komunat e Preshevës dhe Bujanocit.

Kompanit përfituese në komunën e Medvegjës janë: “MEDINVEST” Sh.p.k 1.050.601 dinarë dhe Ndërmarrja “STOJANOVIÇ” 2.848.404 dinarë.

Në dokumentin e mëposhtën i keni të gjitha ndërmarrjet sikurse ato që janë përfituese të konkursit poashtu edhe ndërmarrjet që janë refuzuar nga komisioni për vlerësimin e projekteve./presheva.com/

odluka-subvencije-211019_2