24.6 C
Presevo, Serbia
25.06.2019
Ballina Lajme Tony Blair kujton momentin kur Britania e Madhe iu bashkua vendeve tjera...

Tony Blair kujton momentin kur Britania e Madhe iu bashkua vendeve tjera të NATO-s, për të vënë paqe në Kosovë

SHPËRNDAJE

Me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ish-kryeministri britanik Tony Blair, ka thënë se vendimin për t’ju bashkuar vendeve tjera anëtare të NATO-s gjatë vitit 1999, e mori me qëllim që t’i jap fund luftës në Kosovë dhe të parandalojë humbjen e jetëve tjera.

Ai beson se ka mbrojtur të drejtat e njeriut dhe ka siguruar stabilitet në rajon dhe në gjithë Evropën. Si rezultat i ndërhyrjes ushtarake, trupat paqeruajtëse të OKB-së u futën në Kosovë, për të siguruar një ambient për rikthim të sigurtë të mijëra shqiptarëve që kishin ikur nga lufta.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe ka shkruar se vendimi për t’iu bashkuar vendeve tjera të NATO në sulmet ajrore të kryera ndaj caqeve të ushtrisë dhe policisë serbe, i erdhi pasi që beson në vlera themelore, drejtësi dhe tretman të barabartë për të gjithë njerëzit, pavarësisht besimit apo kombësisë që i takojnë.

“E dinim që do të jetë një rrugë e vështirë drejt progresit dhe paqes, por besonim që qytetarët e Kosovës dhe rajonit janë kreativ dhe mund t’i rregullojnë dhe adresojnë shumë sfida që i kanë përpara.

Gjatë këtyre 20 viteve kemi qenë dëshmitarë të një gjenerate të re të kosovarëve që kanë marrë në duart e tyre të ardhmen, dhe gjithë energjinë e tyre e kanë përdorur në ndërtimin e një jete më të mirë. Uroj popullin e Kosovës për këto përpjekje.

Progresi gjithashtu do të kërkoj marrjen e vendimeve të vështira, por ju tashmë e keni bërë një gjë të tillë dhe mund ta bëni sërish. Besoj se Ballkani më në fund do të ngritet mbi sfidat e saj.

Popullit të Kosovës i them: Keni kaluar nëpër shumë gjëra, por të gjitha keni arritur t’i tejkaloni. Tani, duhet ta ndërtoni të ardhmen për popullin tuaj. Një shtet në familjen evropiane. Besoj se një vizion i tillë do të një realitet në të ardhmen për Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Blair.