SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair 20 vite nga vendimi i NATO-s për të bombarduar Serbinë ka deklaruar se Britania u përfshi në fushatën e NATO-s, për të parandaluar vrasjet masive në Kosovë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, e për të siguruar stabilitet në rajonin e shkatërruar nga luftërat.

Blair ka thënë se atëkohë si Kryeministër i Britanisë mori vendim për t’iu bashkuar forcave të tjera të NATO-s, si përpjekje për të siguruar praninë paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë e që siguroi kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në të gjithë rajonin dhe krijoi një marrëveshja kornizë politike.

“Ky vendim u motivua nga vlerat tona të thella, një angazhim drejt drejtësisë dhe trajtimit të drejtë të të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh besimin ose kombin, dëshirën për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe një angazhim të sinqertë ndaj popullit të rajonit.Ne e dinim se sa e vështirë do të ishte përparimi dhe paqja, por gjithashtu besuam se populli i Kosovës kishte kreativitetin, mençurinë dhe vendosmërinë për të adresuar sfidat e shumtë që shtrihen përpara”, ka thënë Blair.

Tutje i njëjti tha se gjashtë 20 viteve të fundit kanë parë një brez të ri kosovarë që e marrin të ardhmen e tyre në duar dhe e kanalizojnë energjinë e tyre në ndërtimin e kombit.

“Unë përgëzoj popullin e Kosovës për këto përpjekje. Përparimi do ë kërkojë vendim të vështirë dhe udhëheqje bindëse. Por ju keni bërë këtë më parë dhe mund ta bëni përsëri. Kam besim të patundur se Ballkani më në fund do të ngrihet mbi sfidat e tij dhe do të marrë vendin e vërtetë në botë.Pra, ndërsa reflektojmë për gjeneratat e humbura, vendosmëria jonë për të siguruar paqe të qëndrueshme për brezat e ardhshëm duhet të vazhdojë”, ka shtuar ai.

Tutje Blair pati dhe disa fjalë drejtuar posaçërisht popullit të Kosovës: Ju keni kaluar nëpër shumë gjëra, por i keni tejkaluar gjithashtu. Tani, duhet të ndërtoni një të ardhme të denjë për njerëzit tuaj. Një shtet brenda familjes së Evropës.

“Kam besim se ky vizion do të jetë realitet i ardhshëm për Kosovën dhe popullin e saj”, përfundoi Blair duke përkujtuar 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATOs.