SHPËRNDAJE

Tashmë edhe mbrojtësit janë kthyer në trend dhe për ta po paguhen shuma të mëdha parash.

I fundit që mund të thyejë c do rekord është kalimi i Harr Maguirres nga Leicester te Manchester United për 89 milionë euro.

Palët janë në bisedime të avancuara dhe kanë mbetur vetëm detajet që të zgjidhen që anglezi të bashkohet me Manchester Unitedin.

Ai do ta thyejë rekordin e vendosur nga Liverpooli që pagoi 85 milionë euro për Virgil van Dijk.

Pas tij vjen Lucas Hernandez që kaloi këtë vit nga Atletico Madridi te Bayern Munich për 80 milionë euro.

Në krye është edhe Mathias de Ligt që gjatë javës do ta kompletojë transferimin nga Ajaxi te Juventusi për 75 milionë euro.

Manchester City ka më së shumti lojtarë në top-10, gjithsej katër.

Eder Militao (Real Madrid për 50 milionë euro)

Aaron Wan-Bissaka (Manchester United për 50 milionë euro)

Kyle Walker (Manchester City për 52,7 milionë euro)

John Stones (Manchester City për 55,6 milionë euro)

Benjamin Mendy (Manchester City për 57,5 milionë euro)

Amyeric Laporte (Manchester City për 65 milionë euro)

Mathias De Ligt (Juventus për 75 milionë euro)

Lucas Hernandez (Bayern Munich për 80 milionë euro)

Virgil Van Dijk (Liverpool për 85 milionë euro)

Harry Maguire (Manchester United për 89 milionë euro)