SHPËRNDAJE

TopiArte

FIFA zyrtarizoi se ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet në 11 Janar 2016 në Zyrih të Zvicrës. Në edicionin e kaluar fitues u shpall ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ndërsa në kategorinë e femrave çmimi u rrëmbye nga mesfushorja gjermane e Wolfsburgut, Nadine Kebler.

Gjatë ceremonisë do të ndahen edhe shumë çmime të tjera si ai trajnerit më të mirë për meshkuj dhe femra, gjithashtu do të zgjidhet edhe goli më i bukur i vitit i cili do të votohet nga lexuesit e faqes se FIFA-s. Në këtë ceremoni nuk do të mungojnë as çmimet e Fayr-Playt, si dhe do të plotësohet skuadra me futbollistet me të mirë të vitit.