SHPËRNDAJE
Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë. Toronto Raptors ka regjistruar edhe një fitore duke përforcuar kreun e tabelës së Konferencës Lindore.
Vendasit para shikuesve të vetë në palestrën Scotiabank Arena arritën të triumfojnë kundër Indiana Pacers me rezultat 121:105. “Grabitqarët” për asnjë moment nuk e vënë në dyshim triumfin e tyre duke ngadhënjyer në çdo çerekt të ndeshjes.
Më i miri te fituesit ishte basketbollisti Norman Powell me 23 pikë gjersa pesë më pak i shtoi Serge Ibaka.
Te mysafirët u dalluan Bojan Bogdanovic me 21 pikë si dhe nga 16 pikë secili i realizuan Domantas Sabonis dhe Victor Oladipo.
Pas kësaj, Toronto ka bilanc prej 30 fitoreve dhe 12 humbjeve gjersa për Indianan ishte humbja e 13 kundrejt 26 triumfeve.
Ndryshe, Raprtors takimin e radhës do ta zhvillojnë me Atlanta Hawks ndërsa Pacers luajnë kundër Cleveland Cavaliers. 
Rezultatet tjera: Oklahoma City 98:116 Washington Atlanta 106:82 Miami Phoenix 113:119 Charlotte.