SHPËRNDAJE

Shpejtësi më e lartë, se që është pritur më parë

Megjithëse Toyota ende nuk e ka testuar zyrtarisht shpejtësinë që ka Supra në Pistë, kjo nuk e ka ndaluar magazinën gjermane Sport Auto, që të shikojë se çfarë shpejtësie e arrin.

Kjo makinë, është dërguar në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë dhe me vozitjen e Christian Gebhardt, arriti që të ta kalojë tërë shtegun për shtatë minuta e 52.17 sekonda.

Në këtë formë, Toyota Supra bëhet më e shpejtë në pistë, se sa çdo veturë tjetër, megjithëse BMW M2 Competition e ka arritur për të njëjtën kohë.

Por, kjo veturë është shumë më e fuqishme se Supra, që në brendi e ka motorin me 355 kuaj fuqi. Derisa, vitin e kaluar, për shtatë minuta e 55 sekonda, këtë pistë e kishte kaluar BMW Z4.

Rekordi që u arrit tani kjo makinë, tregon se Toyota Supra është një makinë e fuqishme dhe do të ketë një të ardhme shumë të mirë.