SHPËRNDAJE

Në autostradën A8 në drejtim të Salzburgut, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, njofton presheva.com. Në këtë aksident fatal Tre persona humbën jetën: Shoferi 47 vjeçar me gruan e tij dhe nënën 69-vjeçare, ndërsa pasagjeri 71-vjeçar, babai i shoferit në ulësen e pasme ka pësuar lëndime të rënda dhe mësohet jozyrtarisht se është shtruar në spital Rosenheim.

Sipas të dhënave të tanishme me automjet po udhëtonin familja Ymeri nga fshati Raincë e Preshevës, ku në Rosenheim vetura në një rrugë të lagur u përplas në një pemë. Tre nga katër udhëtarët e automjetit humbën jetën nga plagët në vendin e aksidentit. Një skuadër e madhe e forcave shpëtuese dhe dy helikopterë shpëtimi ishte në përdorim për aksidentin, njofton policia, transmeton presheva.com. (presheva.com)