SHPËRNDAJE

Trajnerët janë pjesa kryesore se si duhet të ketë sukses një skuadër, derisa ende paguhen më pak se një lojtar.

Bota e futbolli ka ndryshuar ndër vite dhe mund të thuhet se lojtarët tani janë të pasionuar më shumë në pagën e majme se për të luajtur futboll.

Edhe pse ka pasur suksese të mëdha nga La Liga, Bundesliga dhe Ligën Premier, Pep Guardiola është vetëm trajneri i tretë më i paguar në botë.

Sipas France Football, trajneri spanjoll që drejton Manchester Cityn paguhet 27.5 milionë euro në sezon, mirëpo që fiton edhe nga bonuset.

Nuk është një shumë edhe e vogël, mirëpo mbetet për 2.5 milionë euro mbrapa strategut të Interit, Antonio Conte.

Trajneri më i paguar në botën e futbollit vazhdon të jetë Diego Simeone i Atletico Madridit që paguhet 13 milionë euro më shumë se ai i Nerazzurëve.

Kur e mendon se sa trofe ka fituar Guardiola dhe sa argjentinasi, kuptohet pak a shumë se futbollit i ka humbur pasioni që e kishte dikur.