SHPËRNDAJE

Bullgaria ka pësuar humbje para shikuesve të vetë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov, ka shfaqur përshtypjet e para pas disfatës 2-3 kundër Kosovës.

“Fundi ishte shumë i keq për ne, por ne duhet të pranojmë se fizikisht Kosova shumë më e mirë se ne. Kjo temë është diskutuar gjatë, por unë si trajner i Bullgarisë, nuk mund të bëjë asgjë. Ekipi i Kosovës ka lojtarë cilësorë. Ne duhet ta pranojmë se ishin më të mirë dhe e mbajtën topin më shumë se ne”, tha fillimisht Balakov.

“Faji është i tërë ekipit. Ne kemi 15 vjet që nuk janë kualifikuar në ndonjë kampionat të madh. Unë nuk jam i shqetësuar, por nuk më pëlqen të humbasin. Ne duhet të punojmë që të kërkojnë mënyra se si të dalin nga kjo situatë”, analizon Bala.

“Lojtarët tanë nuk po luajnë në ekipe të mëdha. Ata na mposhtën me shumë meritë”, tha ish-futbollisti dhe legjenda e futbollit të Bullgarisë.

Pas kësaj, Kosova zë pozitën e tretë në Grupin A të me pesë pikë gjersa kombëtarja e Republikës së Çekisë, e cila pas fitores kundër Malit të Zi (3-0), ka gjashtë pikë dhe renditet e dyta.

Në pozitën e parë është kombëtarja e Anglisë, e cila ka po aq pikë sa çekët, por që gol dallimin e kanë më të mirë.