SHPËRNDAJE

Ricardo La Volpe ka paralajmëruar Real Madridin për ndeshjen e së enjtes
Real Madridi do të përballet me Club América në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Kube. Trajneri i kësaj skuadre, Ricardo La Volpe, ka thënë se pavarësisht se Real Madridi është një klub me histori të jashtëzakonshme, skuadra e tij ka shanse për të triumfuar ndaj tyre.

“Ne të gjithë e njohim se kush është Real Madridi dhe cilët janë lojtarët e tyre, por fanella nuk i fiton ndeshjet, atë e bëjnë lojtarët që luftojnë në fushë”, ka deklaruar Ricardo La Volpe.

Real Madrid dhe Club America përballen të enjten nga ora 11:30.