SHPËRNDAJE

Kosova

Trajneri kosovar, Ramiz Krasniqi, ka thënë se ka mbetur i habitur me paraqitjen e Kosovës në ndeshjen historike në Turku kundër Finlandës
“Ka qenë një paraqitje e shkëlqyeshme, pavarësisht nga rezultati. Edhe po të kishte qenë rezultat negativ, do të ishte pozitive për mu për shkak paraqitjes që bën. Treguam se Kosova ka futbollist, jo vetëm për vete, për q t’u huazojë edhe shteteve tjera”, tha Krasniqi në Interaktiv në KTV.

“Pas pranimit në FIFA e UEFA, besoni që ka shumë kërkesa nga jashtë që të përfaqësojnë Kosovën. Besojmë se do të kemi një përfaqësuese të fortë”, ka thënë Krasniqi.

“Brenda tre viteve. Kur marrim pjesë në kompeticione të ndryshme, do të fitojmë përvojë dhe besoj se Kosova do të bëhet e fuqishme”, shtoi ai.