SHPËRNDAJE

Mbrëmbjen e së premtës (23 shkurt 2018) Forumi Rinor Rahovica në obejktin e ri të shkollës fillore ‘Selami Hallaçi’ në Rahovicë hapi dyert për dy ligjerata edukativo – shëndetësore kushtuar trekëndëshit prind – nxënës – mësues.

Eventi u mbajt në një atmosferë entuziaste me njerëzit e moshave të ndryshme dhe të dy gjinive. Të pranishmit dhe organizatorët e eventit ishin zemra e festës.

Fillimisht takimin e hapi Endrit Fazliu si moderator dhe njëherit nxënës ekselent në shmt ‘Presheva’ në mjekësi, ku bukuria e tij përherë qëndronte në të folur dhe gjindshmëri.

Qëllimi i aktivitetit ishte përmisimi i raporteve mësues – prind – fëmijë si dhe poashtu parandalimi i çrregullimeve mendore shëndetësore te fëmijët shkollor.

Në fjalim përshëndetës kryetari i FFR z. Leutrim Asllani bëri thirje të hapur të gjitha instuticioneve që kjo nismë të merr përmasa më të mëdha, si dhe kërkoi që prindi të mos jetë vetëm figurë për të parë por të jetë realisht bashkpunues me shkollën dhe fëmijët.

Panelisti i pare ishte Arben Azizi me profesion mjek shpjegoi për pesë çrregullimet më të shpeshta mendore te fëmijët.

Në veçanti u foksua te autizmi, depresioni, hiperaktiviteti dhe çrregullimet e mësimnxënjes e ushqimit. Mjeku me një gjuhë të qartë dhe të rjedhshme e shumë profesionalizëm mori duartrokitje të panumërta nga të pranishmit.

Blerina Aliu nxënëse e klasës së 6- të pranë shf ‘Selami Hallaçi’ recitoi një poezi me një zë që bredhi furishëm si ndër bjeshkët në furtunë dhe u dukë si artiste shpresëdhënëse për të ardhmën.

Panlesti i dytë ishte Nexhmedin Ademi magjistër i sociologjisë.

Z. Ademi u shpreh që një shkollë është ekselente nëse ndërton raporte të mira në mes trenomit prindër – nxënës – mësues. Prindërit që përfshihen në jetën e shkollës kanë shpresa dhe aspirata më të larta për arsimimin e fëmijëve të tyre dhe presin që fëmija të arsimohet në universitet. Z. Ademi si profesionist i dëshmuar i trojeve tona në lëmin e tij nuk ngurroi të tregoi prindërve të pranishëm edhe detaje nga përvoja e tij familjare e arsimore. Magjistri me natyrën e tij karizmatike, oratorinë dhe dijen e gjërë i dha shije të ëmbël dhe bëri për vete audiencën.

Si shenjë falenderimi dhe mirënjohje për të dy panelistë u ndajtë nga një ‘Letër Falenderimi’ në emër të FRR nga anëtari i saj dr. Nazmi Z. Mehmeti. Duke shpresuar në vazhdimësinë e bashkpunimit i falenderoi panelistët dhe gjithë pjesmarrësit që e zbukuruan jetën shoqërore në fshatin Rahovicë.

 Në fund të këtij manifestimi pati një interesim shumë të madh bashkbisedimi në formë petje përgjigje me panelesitët si dhe u shtrua një koktej rasti.(presheva.com)