SHPËRNDAJE

Kanë kaluar tetë vite kur Interi e ka fituar titullin për herë të fundit në Serie A, derisa në sezonin 2019/20 gjërat pritet të jenë më ndryshme me ardhjen e Antonio Contes.

Që nga koha kur trajner i tyre ishte Jose Mourinho, Nerazzurët nuk kanë arritur ta shijojnë asnjëherë një suksese më të madh, e që në atë vit fituan edhe tripletën.

Por, sezoni i ri mund të jetë më ndryshe me ish-trajnerin e Chelseat, që mund t’i përdor tri skema të ndryshme:

Formacioni i preferuar i italianit (3-4-3)

Me këtë formacion, Antonio Conte la gjurmë në Ligën Premier tri vite më parë, duke e fituar titullin qysh në sezonin e tij të parë.

Ka shanse të mëdha që italiani ta përdor këtë sistem edhe te Interi për ta rikthyer Scudetton në Giusepe Meazza.

Modeli i Juventusit (3-5-2)

Një tjetër formacion i përdorur nga 49-vjeçari te Chelsea, por fillimisht atë e kishte përdorur edhe te Zonja e Vjetër.

Conte e filloi dominimin në Serie A për tri vite radhazi me këtë formacion, andaj kjo mund të jetë zgjedhja e tij e dytë, varësisht performancave të lojtarëve që ka

Formacioni i futbollit italian (3-1-4-2)

Në kohën e tij si trajner i kombëtares së Italisë, Conte e përdorte në këtë formacion, Leonardo Bonuccin, Giorgio Chiellinin dhe Andrea Barzaglin, për të formuar një mbrojtje të fuqishme.

Te Interi, ai do të ketë lojtar si Skriniar, Godin dhe De Vrij, e që mund të jetë skema e tij e fundit që mund ta provojë, duke ditur se dy të parat janë të preferuarat e tij.