SHPËRNDAJE

 
Një natë, duke dashur të verifikoja diçka në romanin ”Hasta La Vista” të shkrimtarit Petro Marko,më shkoi dora gabim dhe e zura ”Iliadën” e Homerit. Ajo vepër, të cilën autori e këndonte në tubimete aristokratëve grekë, është goxha e gjatë.Megjithate, ai s’ kishte nevojë për tekstin e saj, sepse përmbajtjen e dinte përmenç. Kjo, që Homeri kishte memorje të fortë, e ka bërë poet të madh.
Homeri ishte i verbër në të dy sytë. Pa marrë parasysh se ç’ ishin dhe si dukeshin dëgjuesit e tij, ai s’ kishte sy për t’ i parë. Përpara syve të tij ecnin vetëm Lira dhe Fjala. Jo ngjyrnat. Ai kurrë s’ e kishte parë buzëqeshjen e agimit mëngjesor.Edhe nëse e kishte dëgjuar oshtimën e dallgëve të detit,ai kurrë s’ e kishte parë përplasjen e tyre në bregdetë.Për ta ndërtuar ”Iliadën” duhej të mbështetej në pushtetin e Fjalës. Se të ishte e kundërta, Homeri nuk do të mundej ta ndërtonte atë faltore që edhe sot është më e rëndë se krejt thesari i mbretit Agamemnon.
Ne, shqiptarët, duhet të mësojmë nga Homeri. Mos për tjetër, të paktën për hatrin e egzistencës tonë si popull, si komb.
Fjalët që përdorim në jetën e përditshme janë “me bisht” dhe “pa bisht”. Si të parat, ashtu dhe të dytat, na hyjnë në punë, por fjalët “me bisht” janë më produktive. Me ndihmën e tyre mund të thurrim përralla, histori, udhëpërshkrime, artikuj, komente e gjithëçka tjetër që na hynë në punë.Njëra prej tyre është edhe fjala “axhami”. Fjalë kjo e huaj por mjaft e dobishme për ta pasqyruar realitetin tonë.
Gjatë qëndrimit tim në kurbetkam patur nderin të rri me lloj lloj njerëzish. Ca prej tyre kanë qenë veprimtarë të sinqertë, të tjerët kanë qenë politikanë. Ka patur në mezin e tyre mendjetrashë, të pagdhendur, bukëpërmbysës, spiunë, tradhëtarë, po dhe patriotë, burra të ndershëm e shqiptarë të vërtetë. Për fatin tonë të keq, shumica kanë qenë axhaminj.
Fjala ”axhami” ka prejardhje orientale dhe do të thotë ”kalama”, njeri i papjekur, aventurier. Sikur axhaminjtë, për të cilët e kam fjalën, të ishin vetëm të papjekur, do t’ ishte gjysma e të keqes, por unë kam përshtypje se puna qëndron ndryshe, andaj po vazhdoj me këto përsiatje, të cilat s’ ka nevojë të jenë të vërteta. Tek se po i nxjerr njërën pas tjetrës nga llumi kafës, ato mbeten vetëm përsitaje të regjura në dëshpërim.
Axhaminjtë mund të ndahen në grupe të ndryshme. Ka axhaminj të mirë e të këqinj. Ka axhaminj të vegjël e të mëdhenj. Ka axhaminj pleq dhe të rinj. Ka axhaminj të rrezikshëm dhe të parrezikshëm. Me këta të fundit kam qejf të rrij, po me ata tjerët – jo, sepse këta merren me shitjen e gocave të reja, droga, kërcnime, shantazhe dhe kriminalitet të markës oksidentale.
Sot nuk jam i prirun të flas për axhaminjtë e mirë, pasiqë ata janë të mirë dhe fisnikëria e tyre nuk më frymëzon për ta shkruar ndonjë histori. Vetë fjala “ i mirë” do të thotë se ai shoku apo shoqja është e mirë dhe s’ ke çka shton. Sot s’ dua të flas as për axhaminjtë e vegjël, sepse vogëlsia e tyre më detyron të largohem nga kompjuteri. Në këto pak minuta që kam në dispoziciondua të flas për axhaminjtë e mëdhenj, të cilët janë edhe të këqinj, edhe të rrezikshëm. Këta, mos qofshin gënjeshtarë, mitomanë, kriminelë apo politikanë, janë qind për qind narkotrafikanë. Tani që e hapa temën, do ta lë kohën e tashme dhe do të iki në kohën e kaluar.
Atbotë ishte pranverë, sapo kishin plasur demonstratat e 81- shit dhe spekullantët e lartëpërmendur, përnjeherë i drejtuan sytë kah kurbeti. Dorën në zemër, jo ata që ishin përgjakur në rrugët e Prishtinës,por ata që kurrë s’ e kishin ndenjur duarkryq në Prishtinë. Të sugjeruar nga miqët e tyre në Gjermani, Suedi, Zvicër e Danimarkë, ata i lanë plangjet e tyre në dorë të Zotit dhe, të armatosur me mësimet e miqëve kurbetqarë se – çka duhej të deklaronin para organeve të huaja – ia mësynë Skandinavisë me autobuse, trena, makina private e aeroplanë. Ishte kjo një periudhë kur shqiptarët e ngratë përjetonin një diferencim të egër politik dhe baballarët duhej t’ i mohonin bijt etyre, sepse nuk e kishin të qartë nga erdhi ideja për ”një republikë të shtatë jugosllave” kur vetë ishin përpjekur për një Shqipëri Etnike.
Kësisoj erdhën azilantët e parë politikë. Jo një nga një, siç ndodhë në raste të tilla, por grupe grupe: shqiptarë nga Kosova, shqiptarë nga Maqedonia, shqiptarë nga Serbia dhe shqiptarë nga Mali i Zi. Të gjithë të ndjekur nga regjimi i egër jugosllav. Aty këtu qëllonte edhe ndonjë fshatar, por shumica ishin ”intelektualë” që kishin hyrë e kishin dalë nga fakultetet për pa e dhënë asnjë provim. Kishte në mesin e tyre edhe poetë, shkrimtarë, magjistra, por më së shumti politikanë. Është e vërtetë se dënimet që kishin marrë s’ ishin të rëndë, por kjo është çeshtje e parëndësishme. Kryesorja, ata kishin bërë pak burg dhe tani kërkonin ”letrat”, të cilat në gjuhën shqipe kanë kuptimin e strehimit politik.
Në mesin e tyre ishte dhe një grup axhaminjsh që u paraqitën si pjestarë të një organizate revolucionare. Të gjithë kishin dalë nga ish Jugosllavia me pasaporta në dorë dhe, pasi ishin marrë vesh me kallauzët e tyre, duhej të paguanin nga 1000 marka gjermane në dorë.Nuk shkoi gjatë dhe në faqet e shtypit lokal nxorën kokë artikujt e parëtë gazetarëve suedeze ku azilantët e lartpërmendur, në formë kompakte, pozonin para lexuesve si ”guerrilja e parë shqiptare”, e cila, nuk e kishte vrarë asnjë pulë jugosllave por nga qeveria suedeze kërkonte ”trajtim të veçantë”. Në mezin e kërkesave që ata kishin shtruar figuronte edhe kërkesa që Policia duhej t’ i ruante ditë e natë,të garantonte jetën liderit të tyre dhe, në rastkeqkuptimi,t’ i dergonte bashkarisht në një shtet tjetër. Në Shqipëri? Jo, jo, atje s’ donte të shkonte asnjëri prej tyre. Etjera, etjera.
Si kurbetqar që isha, edhe vetë u afrova meata komitaxhinj dhe u përpoqa t’ i ndihmoja në hallin e tyre.Më pritën me të gjitha të mirat: këngë revolucionare, konjak ”Skenderbeu”, pula të pjekura, tollumba dhe bakllava. Këte s’ e mohoj dot dhe, deri sa po e shkruaj këtu, dua të dëshmoj që s’ jam mosmirënjohës.Paçka se fjalën e patëm te ”axhamillëku” dhe po vazhdoj aty ku e lashë.Me përjashtim të liderit të asaj organizate, që i kishte vënë vetes për qëllim ta bënte një Kosovë të Kuqe, një Kosovë Marksist – Leniniste, të gjithë partizanët tjerë ishin tërfurqër të thyer. Shumica ishin fshatarë të papunë dhe e kishin shfrytëzuar rastin të dilnin sëbashku n’ Evropë. Ata jo vetëm që s’ kishin lidhje me çeshtjen kombtare, por duke dalë si përfaqsues të saj në kurbet, e lëndonin edhe më keq në sytë e opinionit të huaj.
Atbotë Drejtorati Shtetëror s’ kishte të ngutur.Nëpunësit e asaj ministrie ishin pedantë dhe, pa marrë parasysh vendimin e parë, ata e zgjatnin procesin metre katër vjet. Suedia kishte pakë imigrantë dhe askush s’ kishte të ngutur t’ i kthente prapa.
Kështu ndodhi që antarët e organizatës së lartpërmendur ”revolucionare”, për pa kaluar as gjashtë muaj sëbashku, filluan të zihen me njëri tjetrin dhe të shprishen nëpër qytet. Ata, brenda një kohe shumë të shkurtër, u lidhën me romë, torbeshë e jugosllavë dhe, papandehur, zyrat e Drejtoratit Shtetëror u mbushën me emigrantë të rinj jugosllavë. Në vend se të kërkonin strehim ata që ndiqeshin dhe rriheshin nëpër Kosovë, këtu kërkonin strehim ata që ishin dorë e zgjatur e Udbës jugosllave. Në vend se ta ruanin të paprekur vuajtjen e tyre kombtare, axhaminjt shqiptarë i mësonin torbeshët dhe bullgarët se çka duhej të deklaronin para policisë suedeze. Nuk ishin të pakta rastet edhe kur ju lëshonin “ vërtetime” që ata, torbeshët e Maqedonisë, kishin qënë ”antarë” të organizatave të tyre, se kishin shërbyer si ”postier”, ndërsa njëri, që ishte pak më i regjur se tjerët, deklaroi se gjatë demonstratave të vitit 1981e kishte futur një kamion me armë nga Gostivari.
Po vazhdoj edhe menjë shembull tjetër. Në mesin e atyre që kërkonin strehim ishte dhe një rom nga Maqedonia. Ai matrapaz, që s’ kishte lënë vezë pule pa vjedhur,duke ndenjur e duke pirë kafe meshqiptarët,kishte ardhur në përfundim se mënyra më e mirë për të dalë nga balta ishte çeshtja shqiptare. Me fjalë tjera, edhe ai kishte patur një organizatë revolucionare dhe ishte i rrezikuar në Jugosllavi, pasiqë Policia jugosllave i kishte rënë në gjurmë dhe donte ta burgoste.
Si për bela, zyrtarët e Drejtoratit Shtetëror kishin ardhur në përfundim se ai s’ kishte haber nga çeshtja shqiptare dhe e kishinrefuzuar kërkesën e tij. Tani filloi një cirk i markës ndërkombtare. Duke e shfrytëzuar plogështinë e nëpunësve suedezë dhe axhamillëkun e ndonjë gazetariu lokal, azilanti jevg arriti ta përmbyste çeshtjen shqiptare në trotuar dhe – kësisoj – i bindi të gjithë se shqiptarët ishin gnjeshtarë dhe mitomanë. Ditë për ditë dhe përpara çdo vendimi që duhej të merrej lidhur me qëndrimin e tij, ai delte me makabritete të ndryshme, duke u thirrë se ishte ”aktivist” dhe kishte punuar për çeshtjen e Kosovës. Më sa duket, ai kishte arritur të siguronte edhe vërtetime nga ”revolucionarët” shqiptarë. Siç e ceka më lartë, atbotë Suedia s’ kishte të ngutur dhe çeshtja e azilantit jevg u bë tërkuzë. Çuditërisht, askush, as një shqiptar i vetëm, s’ u gjet t’ i thonte “ndal” atij teatri.Përkundrazi, duke e lënë një rom të avokatonte për çeshtjen e tyre, politikanët shqiptarë mentonin se një hajdut i huaj po e bënte çeshtjen kosovare edhe më të njohur.
Një ditë ndodhi ajo që asnjëri nga politikanët shqiptarë s’ e kishte pritur: ”azilanti” rom, pasi e kishte njoftuar edhe televizionin suedez se do ta bënte kërdinë, e kishte marrë njërin nga fëmijët e tij në krah, ia kishte vënë thikën në fyt, dhe pozonte përpara kamerave si ”desperado”, duke kërcënuar se do ta therte djalin e tij nëse Policia suedeze e kthente në Maqedoni.
Mesazhi ishte i qartë dhe i tejdukshëm: shqiptarët vrasin edhe për letra. Në çdo shitore të Suedisë, në çdo qoshk, në çdo gazetë muri, në çdo program televiziv, u pa surrati i një joshqiptariqë donte ta therte fëminë e tij për strehim politik.Një gjë të tillë s’e bënin varfanjakët suedezë as për një miljard korona.Një gjë të tillë s’e bënin varfanjakët suedezë as me qenin e tyre, jo më me fëminë. Një gjë të tillë s’ e bënin as varfanjakët shqiptarë, por atë rol ia kishin besuar një shoku rom.
Por Drejtorati Shtetëror nuk u përkul para kërcnimeve të tij dhe bëri detyrën e vet.Ai e ktheu azilantin prapa në Jugosllavi.Gazetat suedeze shkruajtën ditë me radhë për rastin e lartpërmendur, sepse merakoseshin për fatin e tij.Pas gjithë atij pluhuri që ishte ngritur në shtyp, azilanti rom duhej t’ i merte nja dhjetë vjet burg.
Bishti i kësaj historie mori fund atë ditë që televizioni jugosllav zhvilloi një intervistë të gjatë me te dhe azilanti rom deklaroi hapur se kurrë s’ ishte marrë me politikë, po ishte tallur me ”irredentisët shqiptarë.”
Historia e lartpërmendur na dëfton se ne, n’ axhamillëkun tonë mastodontal, ne vetë i kemi mësuar spekullantët turq, romë, serbë e pomakë, që të thirren në çeshtjen tonë dhe të sigurojnë “letra”.Rasti më i freskët është ai i azilantëve shqiptarë që sot po thirren si serbë nga Shqipëria dhe po ikin nga regjimi i “nacionalistit” Edi Rama. Për fatin tonë të mirë, ata, atë ditë që t’i sigurojnë letrat, menjëherë do t’i kthejnë antenat nga jugu dhe do të shndërrohen në turq, romë e bosnjakë.
Që nga vitet 80- të e deri më sot kanë kaluar më shumë se tridhjetë vjet. Çuditërisht, biografia e axhamillëkut tonë as është shkruar, as do të shkruhet.Ajo është e gjatë dhe e larmishme. Për ta pasqyruar siç ishte dhe siç duket, do të duheshin shumë artikuj. Ajo biografi, që është shënuar në procesverbalet e organizatave politike, raportet policore, ditaret e gjykatave lokale, kamerat televizive dhe memorijen e popullatës së këtushme, duhet studjuar me seriozitet të madh. Njëra nga detyrat e të rinjëve dhe të rejave shqiptare është që ta studjojnë atë dukuri dhe t’ i njoftojnë drejt mocanikët e tyre. Mos për tjetër, të paktën për ta mësuar të vërtetën e saktë mbi sybutësinë torë kombëtare.

II.Metush Krasniqi
Metushi vdiq papandehur. Deri n’ atë ditë askush s’ e kishte përmendur egzistencën e tij, edhepse në Malmoe kishte njerëz që e kishin njohur, kishin parë kafe me te, kishin debatuar dhe, qebesa, kishin punuar me të.
Unë as isha parë, as kisha debatuar me te, por kisha dëgjuar mbi veprimtarinë e tij dhe e kisha ruajtur në kujtesë kohën kur ai, bashk me shokët e tij, ra në burg dhe Lagjen e Epërme e pushtoi një heshtje e madhe.Kështu ndodhte gjithmonë: sa herë burgosej një veprimtar i lirisë, nëpër lagjen tonë kalonte një pëshpëritje e lehtë, që na kujtonte gjithmonë se ende ishim në robëri dhe Policia jugosllave mundej ta arrestonte cilindo shqiptar.Ashtu ndodhi me Metush Krasniqin, Mehmet Dërmakun, Mark Gashin, Mehmet Ajetin dhe Qemal Kallabën. Ashtu do të ndodhte edhe me Ali Aliun, Kadri Halimin e shumë atdhetarë tjerë. Presheva, pa marrë parasysh botëkuptimet e bijve të saj, i përkrahte me gjithë shpirt, se ishte e sigurtë se ata, me mend e me zemër , e luftonin shovenizmin serb.
Atë ditë që vdiq Metushi nuk u mbajt asnjë mbrëmje përkujtimore.Jo se e kishim harruar,jo se s’ kishim dëshirë ta kujtonim, por sepse emigrantët shqiptarë kishin rënë në grackën e LPRK-s, që – për mendimin tim – harxhonte më shumë kohë në ndjekjen e disidentëve shqiptarë, se sa ta luftonte Jugosllavinë titiste. Ishte kjo periudha kur emisarët e organizatës së lartpërmendur vinin shpesh në Malme dhe mblidhnin marka për t’ i mbushur kontot e tyre.
Atëbotë Sabri Novosella sapo e kishte hapur dyqanin e tij dhe mbahej mirë me anëtarët e LPRK-s. Që ai s’ kishte marrëdhënie të mirta me Ibrahim Kelmendin, Xhavit Halitin, Hajdin Abazin e shumë të tjerë të LPRK-s e ka cekur vetë, por pse mbahej me anëtarët tjerë të po asaj organizate s’ e kisha të qartë.Mesa duket, ai kishte shpresa se, duke qëndruar në mesin e tyre, do të ndikonte për të mirë.Më vonë, kur radhët tona u shtuan me veprtimtarë të rinj,ai u distancua hapur dhe gjithmonë doli në mbrojtje të Fjalës së Lirë e demokratike. Mjerisht, LPRK- ja ishte më e fortë dhe na luftonte nga brënda. Ajo ishte lidhur me një varg delikuentësh shqiptarë dhe e kishte mbushur Malmoen me njerëzit e saj. Këta të fundit hynin e dilnin nga Suedia sipas qejfit dhe shtireshin se nuk e njihnin njëri tjetrin, por ky ishte njëteatër.
Përafërsisht në këtë gjendje na gjeti vdekja e tij. Edhe pse Metushi kishte vdekur më 15 tetor 1986, lajmi na erdhi me vonesë. Dikush i kishte shkruar nja pesë a gjashtë fjali dhe ia kishte dorëzuar Ismail Rugovës për ta emituar në emisionin “Radio Zëri i Kosovës”.
Kësisoj, vdekja e Metush Krasniqit nuk kaloi në heshtje, por asnjë fjalë s’ u tha në Shoqatën “Kosova”. I preokupuar me problemet e mia personale, i punësuar në një shkollë që donte sëpaku tetë more pune prej meje, s’ kisha kohë për obligime tjera pos për emisionin ”Radio Zëri i Kosovës”. Kjo s’ ishte aspak e mirë, sepse ua hapte rrugën anëtarëve të LPRK-s të rrasnin edhe materiale që e banalizonin atë program. S’ ka dyshim se ata individë edhe sot kanë mbetur maniakë etë fiksuar në xhepat e tyre. Njerëz të hipnotizuar nga minoritarët grekë që të vrisnin për njëqind dollarë. Parellinj që mbushën xhepat dhe ua mbathën drejt Shteteve të Bashkuara e Kanadasë. Ato feçka përpiqeshin të na furnizonin mekomente e artikuj të gjatë. Në fillim isha tepër i zëneë me punë, por pastaj ua preva krahët dhe i përjashtova njërin pas tjetrit, deri se e pastrova redaksinë e “ Radio Zërit të Kosovës”. Kuptohet menjë rezultat fatal, se unë i përjashtova nga redaksia, ndërsa ata dolën nëpër qytet dhe e urdhëruan popullin të mos e dëgjonte ”Radio Zërin e Kosovës.”
N’ atë atmosferë na iku Metushi, njëri nga burrat më të përvuajtur të Kosovës Hallemadhe. Atëbotë Shoqata Kulturore “Kosova” ishte totalisht në duart e marksist – leninistëve dhe Metush Krasniqi ishte një nacionalist ipërbetuar.

III. Si në artikujt e zotit Wallraf
Tani që jam i qartë në kokë dhe po e përcjell shtypin rregullisht, dhe tani qëpo bie e po çohem vetë nga krevati,dhe tani që e di se kam tre evlat, dy prej tyre të gjinisë femërore e njëri i gjinisë mashkullore, po e shfrytëzoj rastin t’ u dëftoj të gjithëve se askush nuk e ka ditur ça po ndodhë në kokën kur kam heshtur. Më së paku e kanë ditur atome të cilat e kam kaluar natën.
Çdo gjë ka qenë si në artikujt e zotit Wallraf. Asgjë s’ ka qenë qëndruar jashta kornizave të qëllimit që ia kisha caktuar vetesqysh në vitin 1962, kur endesha nëpër bregoret e Karadakut. Në jetën time kam qenë i shtendosurvetëm atëherë kur jam ngjitur në biçikletë dhe kam dalë të shlodhem pak. Të gjitha çastet tjera kanë patur një qëllim.
Edhe atbotë kur e kam ftuar një grua të vallzojmë, unë s’ kam dashur të bëj qejf, por të mësoj diçka. Edhe atëbotë kur kam shkuar në shoqatadhe dilja me propozime, kisha një qëllim.
Por qëllimi im perandorak ka qenë – Kosova dhe vëllezërit e mi kosovarë. Pas atyre kanë ardhur fëmijët e mi, me të cilët kam qënëi sinqertë, edhe kur i kam lënduar.Po shtoj se ata duhej të vinin më lartë, por unë s’ mundesha të dilja nga lëkura ime. Të gjitha gëzimet, pikëllimet e dëshpërimet e mia janë vërtitur rreth e përqark Shqipërisë Etnike, të cilën, edhe kur kam rënë të fle e kur jam gdhirë nga gjumi, gjithmonë e kam patur ndër mend.
Ka gjasa që ky pasion do t’ i dëshpërojë ata që më kanë njohur, por kjo është e vërteta.Mu për këte, dua të nënvizoj se janë të pakët ata miq, të cilët, duke pirë kafe me mua, kanë mësuar diçka të rëndësishme mbi jetën time private. E sa i përket grave me të cilat jam shoqëruar, ato kanë mësuar edhe më pak. Unë kam qenë me to, kam ngrënë drekë ose darkë, i kam trajtuar si motra dhe shtylla të shoqërisë njerëzore, por mendja ime ka qenë në Shqipëri.
Unë, mepërjashtime të vogla, kam ndjekur një tempo të caktuar pune. Kjo vlen për periudhat kur kam qenë i qetë dhe s’ kam patur rrëmuja në familje. Mjerisht, ajo mënyrë gjallërimi, kur duhej të bridhja nëpër shoqata, tubime, demonstrate e aktivitete tjera, ka qenë pjesa më destruktive e jetës sime. Ashtu si dhe zoti Wallraf, me të cilin do njihesha më vonë,duhej t’ i zgjidhja rrugët më të shkurtëra për të hyrë në palcën e të vërtetës. Nganjëherë duhej të luajanjë rol, të shtiresha i dashuruar, të qeshja kur duhej të qaja, të qaja kur duhej të qeshja, edhe ate, vetëm e vetëm për ta mësuar të vërtetën. Unë s’ besoj se edhe Homeri s’ i donte ata matrapazët, aristokratët e tij, që me çdo kusht donin ta shembnin Trojën, por misioni që ia kishte caktuar vetes kërkonte sakrifica dhe disciplinë.
Tani që një pjesë e Kosovës është shliruar, nuk po ndiej nevojë të shtirem, se ato që i dija unë, po i sheh edhe populli. Edhe unë, njësoj si luftëtarët e UÇPMB-s, po ballafaqohem meapokalipsin e dytë: me shprishjen e Shqipërisë Etnike. Ate e kemi dëgjuar nga Edi Rama, ate e kemi dëgjuar nga Hashim Thaçi, ate e dëgjuam edhe nga zonja Jahjaga. Të gjithë ata po na këshillojnë ta harrojmë Shqipërinë Etnike dhe të qafemi e të puthemi me vërasësit tonë në Bruksel. Ate po e dëgjojmë edhe nga ata që dje hapnin fonde për shlirimin e vendlindjes, ndërsa sot po e përzënë popullin në Evropë. Po pse? Sepse duhet edhe një herë ta mbushin Kosovën me serbë. Ate po e do edhe zoti Vuçiq. N’ atë mënyrë, ata s’ ka nevojë ta pushtojë Kosovën. Kosova vetë, me vullnetin e mire të qeveritarëve shqiptarë, po gjunjëzohet para xhelatëve të saj.
Kosova, ashtu siç ishte në vitet e 60- ta, nuk është më. N’ arenën ndërkombëtare ka dalë një Kosovë e re, një Kosovë bizantine, që po dënon bijët e saj më të mirë, dhe po i thërret – gjegjësisht po i lutë të kthehen në rrafshin e saj – ata që nxorën një miljon shqiptarë përtej Bjeshkëve të Nemura. Sot edhe kriminelët më të egër serbë po hynë e po dalin nga kufijt e saj për pa i prekur njeri.
Tani po e kuptoj se lufta ime, si njeri dhe mërgimtar, paska qenë e karakterit individual. Shyqyr që paska qenë aq e kotë e të mos dalin nesër ca ob-docentë dhe të thonë se më kanë njohur, më kanë ditur apo kemi patur botëkuptime të njejta.E tërë ëndrra e tyre kishte qenë të zënë ca pozita, ta plaçkitin diasporën e ngratë dhe t’ i mbushin xhepat memarka. Falë shënimeve që mbaja, dhe të cilat do t’ i djeg pak nga pak, e di se me përjashtim të tre katër intelektualëve shqiptarë, që me shpirt ishin të angazhuar për çlirimin tonë kombëtar, të tjerët kanë parazituar me djersën tonë të përbashkët.
Me keqardhje po duhet të them se as deklaratat e disave nga bashkëpunëtorët e mi nuk janë korrekte. Nuk ishin ata që e nxirnin revistën ”Qëndresa”, po e nxirja unë dhe nja dy tre vullnetarë që e lenin punën e tyre për ta programuar në kompjutër. Redaktorët tjerë na mernin në telefon dhe na pyesnin ”kur po del”. Për ta nxjerrë atë revistë duheshin goxha shumë korona dhe ato nuk i siguronte asnjë shqiptare tjetër pos autorittë këtyre radhëve dhe Kosovë Rexhë Balës, që ishte më shumë vëlla, se bashkëpunëtor. Kosovë Rexhë Bala ka qenë atdhetarë i devotshëm. Ai i dinte të gjitha dhe nuk ma prishte kurrë. Me pak burra si ai të gjitha bëheshin mirë dhe pa zhurmë shumë të madhe.
Pastaj erdhën ”komosarët”. Ata s’mundeshin të delnin nga fshikëza e bajraktarllëkut dhe duhej t’ i shpartallonin ”individualistët” dhe ”reakcionarët” e Mit’hat Frashërit. Atë punën s’ e bënin vetë por me ndihmën e ”partizanëve” të LPRK-s, që ma vonë do të shkonin edhe në Prishtinë e do t’i vrisnin intelektualët shqiptarë.Ky mbase është shkaku pse një pjesë e tyre kanë heshtur dhe s’ po guxojnë të ndihen të gjallë. Nuk thanë pleqët tonë se heshtja është e artë.
Para se ta mbyll këtë faqe, dua të konstatoj se Shqipëria Etnike nuk ka patur ndonjë hair as nga diaspora shqiptare, as nga diaspora kosovare. Me përjashtim të ndihmave ekonomike që ua kanë dërguar familjarëve të tyre,ndihmë kjo shumë e dobishme, si për familjarët, ashtu dhe qeveritarët, ata kanë bërë shumë pak për ta dokumentuar robërinë tonë qindvjeçare dhe përpjekjet e popullit shqiptar për të dalë nga robëria sllave.
Të gjitha këto që shkrova më lartë po i dëshmon koha. Unë i kam njohur disa nga figurat kyçe të diasporës kosovare, i kam ndihmuar mesinqeritet të madh – dhe hallall ta kenë – por jam zhgënjyer nganepsi i tyre material. Ata shokë, që prore e quajnë veten shokë, kanë hyrë e kanë dalë nga shtëpia ime si kanë dashur vetë. Dhe unë, njësoj si zoti Walraff, e kam kuptuar me kohë se ata ”stakanovca” të dalë nga Shkolla e Partisë, ishin axhaminj dhe gënjeshtarë të mëdhenj. Paçka se ata kishin përparësi të mëdha. Falë kontakteve që ua siguronte Ambasada Shqiptare, komisarët e Ramiz Aliut vinin dhe hynin në shtëpitë e mërgimtarëve shqiptarë si poetë, intelektualë e doktorë të shkencave, dhe ate që bënim ne ditën më drekë, ata e rrënonin natën. Për ate kemi ecur përpara dhe sot, njëzet e sa vjet pas vendimit të deputetëve kosovarë që ta shpallnin Kosovën të pavarur, djemt e vajzat e saj po duhet, me bohçe në krah, të turren drejt kufirit të Hungarisë.
Një miku im, të cilit s’ po dua t’ ia shkruaj emrin, më tha dy ditë më parë:
” S’ di pse djallin po mërzitesh, o vëlla.Qeveria vetë po i nxitë qytetarët e saj të ikin nga Kosova. N’ atë mënyrë, ajo do ketë shumë më tepër kohë për t’ u angazhuar me kthimin e serbëve në Kosovë.”
Po shkruaj gjithnjë me shpresa se e kishte gabim.

Shkruan: Ramadan Rexhepi